Manchester City duket se as këtë afat kalimtar nuk do të qëndrojë duar kryq. Lojtari që u paraqit me Kolumbinë në Kupën e Botës, Juan Quintero, ka konfirmuar bisedimet me kampionët e Premierligës.


Ai ka thënë se agjenti i tij ka biseduar me skuadrën e Manchester City, duke lënë të kuptohet se mund të ndodh një kalim i tij në “Etihad”.

Kolumbiani vitin 2018 e kaloi tek River Plate, ku ishte në formë huazimi nga skuadra e Portos. “Agjenti im është takuar me Manchester Cityn, gjë që më bën shumë krenar” ka thënë lojtari për “Radio Continental”.

“Nëse kthehem në Evropë do të jetë për përfitimet në të gjitha sferat, jo vetëm financiare” ka thënë ai. “Jam një tifoz i River Plates dhe dua të qëndroj këtu. Presidenti e di këtë gjë” ka shtuar kolumbiani. Quintero ka kontratë me Porton deri në vitin 2021, kështu që secila skuadër që dëshiron ta transferojë atë, duhet të arrijë marrëveshje me portugezët.


Previous Next