Trajneri i Bayern Munchen, Niko Kovac ka konfirmuar se klubi i tij po ndjek progresin e Callum Hudson-Odoi te Chelsea, ndërsa refuzon të deklarojë nëse është bërë një ofertë për të.

Hudson-Odoi, 18 vjeç, konsiderohet si një nga të rinjtë më të talentuar aktualisht në Stamford Bridge.


Ai është fitues i Kampionatit Botëror U17 me Anglinë, derisa ka bërë vetëm tre paraqitje me ‘Blutë’ në Premier Ligë, por ka luajtur rol të rëndësishëm në progresin e Chelseat në Europa Ligë.

”Hudson-Odoi është nga viti i njëjtë si Jadon Sancho i Borussia Dortmundit, i cili ishte shumë i suksesshëm”, u shpjegoi trajneri i Bayernit të shtunën gazetarëve.

”Është plotësisht normale që ne jemi të vetëdijshëm dhe po ndjekim lojtarin. Sepse nëse dhe kur do të ndodhë diçka, do të duhet të pyesësh Brazzën (drejtori sportiv i Bayernit Hasan Salihamidzic)”, përfundoi ai.


Previous Next