Pas nëntë ndeshjeve me fitore si trajner i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka dështuar për të fituar.

Ishte Burnley që bëri befasinë duke ndalur në udhëtim skuadrën e United, me rezultatin 2:2. Pasi arritën të mbahen në pjesën e parë pa pësuar gol, mysafirët në pjesën e dytë provuan të rrezikojnë “djajtë e kuq”. Në minutën e 51’ ishte Ashley Barnes ai i cili realizoi për 0:1, dhe i dha kështu goditje të rëndë skuadrës së Solskjaer. Kur pritej që Man Utd të barazojnë, ishte Chris Ëood i cili befasoi përsëri vendasit, kur po luhej minuta e 81’. United nuk u dorëzuan dhe në minutën e 88 fituan një penallti, të cilën në gol e konkretizoi Paul Pogba. Krejt në fund, një pikë ja siguroi skuadrës së tij Victor Lindelof, kur po luhej minuta e 90′. Kështu, Solskjaer nuk arriti ta thyej rekordin e Guardiolas për startin më të mirë në Premierligë, shtypni më poshtë që të shikoni golat:


Previous Next