Milan ka marrë një fitore të jashtëzakonshme sonte ndaj Napolit me rezultatin 2-0 në "San Siro", ndeshje e vlefshme për Coppa Italia. Sfida u zhbllokua në minutën e 11' me golin e sulmuesit, Krzysztof Piatek. Polaku dukej i papërmbajtshëm, pasi në minutën e 27' shënon edhe golin e dytë personal. Napoli i Ancelottit bëri të pamundurën për të ngushtuar rezultatin, por që nuk ia doli dot. Kështu Milani ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale në Coppa Italia, shtypni më poshtë që të shikoni golat:


Previous Next