Telenovela e të ardhmes së Adrien Rabiot duket se i ka ardhur fundi.
Adrien Rabiot ka kohë që po e kërkon transferimin te Barcelona. Mesfushori francez ka refuzuar ta nënshkruaj kontratën e re te PSG-ja, andaj do të largohet me të përfunduar ky sezon.
U raportua fillimisht se Rabiot do të kalojë në këtë muaj te Barcelona, por duket se marrëveshja do të mbyllet në verën e ardhshme. Skuadra katalonase nuk dëshiron t’i paguaj 10 milionë euro, pasi e do mesfushorin si transferim të lirë në fund të këtij sezoni.