UEFA ka marrë vendim për ta suspenduar sulmuesin gjerman.

Ndërhyrja e ashpër e Thomas Muller ndaj Nicolas Tagliafico është dënuar nga UEFA. Kartoni i kuq i marrë në takimin ndaj Ajaxit është shoqëruar edhe me një tjetër dënim disiplinor, që do të bëjë që sulmuesi i Bayern Munichut të humbasë përballjet me Liverpoolin në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve.


Muller kërkoi falje për ndërhyrjen e bërë, por sigurisht nuk mund t’i shpëtonte dënimit.Për momentin sulmuesi nuk mund të aktivizohet në dy takimet me gjigantin anglez, që zhvillohen me 19 shkurt dhe 13 mars.Bavarezët ndërkohë kanë bërë me dije hapin e radhës që do të ndërmarrin, duke shpresuar në uljen e dënimit për Muller.“UEFA ka pezulluar Thomas Muller për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve për shkak të kartonit të kuq që mori kundër Ajaxit. FC Bayern do ta apelojë këtë vendim”, thuhet në njoftim.

Previous Next