Rruga e Real Madrid për të arritur deri të mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, nuk është aspak e lehtë.
Nëse ‘Los Blancos’ dëshirojnë transferimin e mesfushorit danez, duhet t’i paguajnë hiq më pak se 230 milionë euro skuadrës angleze.
Kështu ka thënë presidenti i Tottenham, Daniel Levy, sipas gazetës spanjolle ‘Marca’. “Nëse Real dëshiron Eriksen, duhet të thyejë një rekord”, ka deklaruar presidenti i Tottenham, i cili edhe ka cekur çmimin 230 milionë euro. Me një transferim të mundshëm te Real Madrid për 230 milionë euro, mesfushori i Tottenham do të bëhej lojtari më i paguar në botë, duke lënë pas Neymarin që në vitin 2017 për 222 milionë euro kaloi nga Barcelona te PSG.