Neymar do të mungojë 10 javë PSG dhe për të pothuajse sezoni mund të quhet i mbyllur.
Por mediat vijojnë ta ngacmojë yllin brazilian për një largimin të mundshëm të tij nga Paris Saint Germain. Neymar, teksa po ecte me patericë sapo zbriti nga makinë u përball me të njëjtën pyetje të gazetarëve: a do të kthehesh te Barcelona? Ai shpërtheu me një përgjigje aspak profesionel për një futbollist: "Mos më çani trapin".
Duket se ai po e kalon më vështirësi këtë dëmtim teksa ka humbur ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në qershor zhvillohet Kupa e Amerikës dhe Neymar nuk do të jetë në gjëndjen opitmale për të ndihmuar Selecaon drejt triumfit pas 3 muajsh stop.