Futbollisti holandez shpreson të transferohet në një klub më të madh.

Memphis Depay i ka idetë e qarta për të ardhmen e cila nuk do të jetë te Lyoni. Sulmuesi holandez ka shprehur hapur ambiciet e tij të cilat e çojnë në një klub të madh verën e ardhshme.


24-vjeçari mendon se ka eksperiencën e nevojshme për të luajtur në një klub të madh. “Besoj se jam i gatshëm për të luajtur në klube të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munchen”, deklaroi ish-futbollisti i Manchester United. Ai tha se shpreson të luajë në një prej këtyre ekipeve edhe pse ndihet mirë te Lyon por sqaroi se për nivelin e tij tashmë i nevojitet një klub akoma më i madh.

Previous Next