Themeluesi i kompanisë Microsoft së fundmi ka treguar se çka do të ndryshonte në rast se të ishte i mundur udhëtimi në kohë.

Gates ka thënë se nuk ka shumë gjëra për të cilat pendohet, por ka theksuar se do të ndryshonte diçka për lehtësimin e jetës së njeriut në ditën e sotme.


Fjala është për tastierën, ku CTRL+ALT+DEL mundëson ndërprerjen e operacioneve apo ndërprerjen e punës se kompjuterit në rast se diçka shkon siç nuk duhet, transmeton gazetametro.net Falë këtij kombinimi përdoruesit e kompjuterit do të mund ta ristartojnë kompjuterin, gjë e cila është gati se e pamundur në bëhet në mënyrë të rregullt kur ekrani bllokohet. “Po të mundja të kthehem në kohë, në vend të CTRL+ALT+DEL do të vëja një tast të vetëm i cili do të mund të e kryente të njëjtin funksion”, ka thënë themeluesi Gates. Kjo edhe nuk është që do i kushtonte shumë, duke pasur parasysh se ai ëshët në rrugë shumë të mirë për tu i pari billioner në historinë e njerëzimit.

Previous Next