Ata të cilët kanë nevojë për një veturë që lëviz nëpër terrene malore, në rërë, akull, shkëmborë nuk kanë nevojë të kërkojnë më shumë.

Këto ditë është prezantuar vetura e fuqishme për terrene malore Hunt Overcomer. Kjo veturë është rezultat i një bashkëpunimi të ekspertëve nga Bjellorusia dhe Gjermania, dhe pretendohet se mund t’i rezistojë gjitha kushteve ekstreme. Karroceria e punuar nga fibër karboni, mbron shoferin dhe pasagjerët tjerë, derisa rezervuari i karburantit është prej 100 litrave, por ekziston mundësia t’i shtohen edhe 95 tjera. Hunt vjen në dy versione të motorëve, atij me benzinë dhe me naftë. Prodhuesit pohojnë se gomat e mëdha të kësaj veture janë testuar në “kushtet më të këqija të mundshme”, kurse gjatë ngasjes nëpër ujë ato mundësojnë “lundrimin” e veturës, duke lëvizur me shpejtësi prej 8 km/h. Në Hunt mund të akomodohen tetë pasagjerë, ndërsa shpejtësia maksimale e saj në rrugë është 50 km/h. Kjo veturë po reklamohet si produkt rival i prodhuesit rus “Sherp ATV”, që gjithashtu mund të lëviz në tokë dhe ujë.

Shtypni më poshtë që të shikoni videon:


Previous Next