Nëse dikur shqiptarët njiheshin si populli më i vuajtur dhe me i shtypur i Ballkanit, si evropianët më pak të zhvilluar, këto epitete nuk na takojnë më, jo, sepse ëndrrat që dikur kishim frikë edhe t’i ëndërronim tashmë po i bëjmë realitet.
Dalëngadalë por me hapa të sigurt!Eh, njëra ndër ëndrrat tona të kamotshme për të cilën flijuan pjesë të shpirtit e të trupit pothuajse secili shqiptar, ishte ushtria që sot gëzojmë. Disi me ushtarët, ushtrinë, sikur jemi rritur duke i parë, e nëse s’i kemi parë të paktën i kemi imagjinuar. Por të kishim edhe ushtarë që do t’i shihnim në qiell, pra pilot ushtarakë për ne ishte si thotë populli, të ëndërronim me sy hapur! Nuk ka rëndësi si ëndërruam, sy hapur apo sy mbyllur, ushtria më e re në botë, ajo e Republikës së Kosovës, sot ka edhe pilotin e saj të parë, ky është Afrim Zabeli, ai i cili me 14 dhjetor, në ditën e Ushtrisë së Kosovës, diplomoi në Turqi.Ky moment sigurisht ishte kulmi i gëzimit tonë, por edhe i Afrimit i cili rrugëtimin e tij në Ushtrinë e Kosovës, e kishte nisur në vitin 2011. Historinë e Afrimit e sjell në një intervistë, kolegia jonë, Edona Demiqi Haxhiu./21Media