Ambasada amerikane bën një njoftim të rëndësishëm në lidhje me lotarinë. Sipas lajmërimit të gjithë të përzgjedhurit do të duhet t’i dërgojnë me email të gjitha dokumentet. “Jeni i përzgjedhur i programit të Lotarisë DV2019? KCC do t’ju kërkojë t’i dërgoni me email një listë të dokumenteve tuaja. Për më tepër informacion, lutemi vizitoni https://dvselectee.state.gov #pyetanen”, thuhet në njoftim.