Një 20 vjeçar nga Komuna e Shtimes ka bërë vetëv/rasje mëngjesin e së enjtes. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt. Nënkoloneli, Basri Shabani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. “Në mëngjes në komunën e Shtimës ka ndodhur një vetë v/arje me litar.
Inicialet e të ndjerit janë L.H, ndërkaq, v/iktima është një 20 vjeçar”, deklaroi ai. Ai ka thënë se v/iktima ka qenë punëtor i një restoranti e në vend të punës e kanë gjetur të v/dekur. Rasti ka ndodhur pasi që L.H kishte shkuar të hapte restorantin.