Mesfushori spanjoll është shumë pranë transferimit në Francë. Ky sezon ka qenë shumë i vështirë për Monacon.

Lëndimet e pafundme dhe paraqitjet e dobëta, kanë bërë që nënkampionët e Francës ta shohin veten në vendin e parafundit të renditjes së kampionatit francez. Por tani duket se në klubin nga Principata do të ketë ndryshime brenda skuadrës. Në një ekip ku më shumë se gjysma e lojtarëve ende nuk i ka mbushur 22 vite duhet pak eksperiencë dhe Cesc Fabregas shihet si lojtari perfekt. Pasi nuk u transferua te Milani, që e kërkonte me ngulm, Cesc do t’i bashkohet ekipit që drejtohet nga Thierry Henry. Me këtë dyshe në skuadër, Monaco fillimisht do të kërkojë të sigurojë mbijetesën, e më pas të mundohet të ngjitet sa më lartë në tabelë për të synuar kualifikimin në kupat evropiane.

Previous Next