Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës Granit Xhaka shënoi golin e parë të sfidës së kampionatit kundër Fulham, që Arsenali e fitoi 4-1.

Goli i futbollistit me origjinë shqiptare ishte mjaft i rëndësishëm, sepse erdhi në një moment delikat, kur Fulhami po luante më mirë dhe një veprim që i dha drejtim derbit të Londrës. Ishte goli i tretë sezonal për mesfushorin e kombëtares zvicerane, ndërkohë që në dy sezonet e shkuar 3 gola i ka shënuar në total në Premier Ligë. Goli i Xhakës ishte i veçantë edhe për faktin se ai shënoi golin e parë nga brenda zone, që kur ka shkuar në Premier Ligë. Megjithatë, golat duket se nuk u mjaftojnë shumë tifozëve të Topçinjve, sepse edhe sot kanë vërshuar kritikat ndaj ish-mesfushorit të Gladbach, shkruan tch. Xhaka është vënë nën akuzë për gabimet e shumta në pasim dhe vuajtjen për të ndalur sulmet kundërshtare, duke u kaluar me lehtësi nga kundërshtarët. Në forumet e tifozëve të Arsenalit në internet, kishte qindra mbështetës të shqiptarit, që mbete gjithsesi një pikë referimi në mesfushën e Topçinjve, në një kohë kur Ozil është jashtë formës.

Previous Next