Sergio Ramos po kalon nëpër një formë të lartë në këtë sezon. Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos i ka befasuar të gjithë me formën e tij në këtë edicion.

Mbrojtësi spanjoll është shndërruar në një makineri golash, ku deri më tani në karrierën e tij ka plotë 102 gola të shënuar.


Kjo statistikë është vërtetë për tu befasuar, duke patur parasysh që Ramos është vetëm mbrojtës qendror. Një statistikë edhe më e mrekullueshme në këtë sezon e spanjollit është edhe ajo që i ka lënë pas vetes disa sulmues në emër me gola. Ramos ka arritur që në këtë sezon të shënoi plotë 14 gola, duke u vënë në rangun e sulmuesve. Spanjolli me këto gola ka lënë pas vetes sulmuesi si, Gonzalo Higuain (8 ), Alvaro Morata (9), Radamel Falcao (11), Roberto Firmino (12), Edin Dzeko (12) dhe Romelu Lukaku (13).

Previous Next