"Xhevahiri i shkëlqyeshëm", kjo është nofka e stadiumit të "Mbretit Abdullah" që do të organizojë Superkupën Italiane mes Juventusit dhe Milanit.
Impianti është ndërtuar për njëmijë e një net dhe ka një kapacitet prej 62 mijë spektatorësh.
Gjithashtu, ai është stadiumi më i madh në Gedda dhe i dyti më i madh në Arabinë Saudite. E ndërtuar në vetëm dy vjet, ai u inaugurua në vitin 2014 dhe kushtoi plot 560 milion dollarë.Statistika të mjaftueshme për një ndeshje të këtij kalibri. Juventus dhe Milan do të zbresin në fushën e "King Adbullah Stadium" të mërkurën e 16 janarit. Shikoni fotografitë e stadiumit më poshtë.






