Real Madrid është sërish në krizë.
Kampionët e Evropës pas humbjes befasuese 0-2 nga Real Sociedad kanë mbetur pothuajse jashtë garës për titull, me 10 pikë larg rivalëve të Barcelonës. Eduardo Inda, redaktor i OK Diario, në emisionin televiziv spanjoll ‘El Chiringuito’, ka zbuluar se të martën lojtarët e Real Madrid kanë mbajtur një takim, në qendrën stërvitore.
Shtypni poshtë për të vazhduar:
Më të zëshmit në këtë takim kanë qenë Sergio Ramos, Luka Modric dhe Karim Benzema. Ata raportohet të kenë qenë të ashpër me tonin e tyre drejtuar bashkëlojtarëve, duke iu thënë se ka ardhur koha për të reaguar. Ata gjithashtu kërkuan unitet në skuadër, sepse në të kundërtën gjërat do të bëhen edhe më keq. Reagimi nuk ka munguar edhe nga Marcelo, braziliani që ka pranuar para të gjithëve se ai është larg formës së duhur, duke ia adresuar fajin vetes, veçanërisht për lojën e keqe mbrojtëse. Ky takim, besohet të ketë zgjatur deri në 25 minuta, dhe përfundimisht u konkluduan se deri në fund të sezonit do të justifikojnë fanellën që veshin.