Jacob Andersen, babai i mbrojtësit të Sampdoria-s, Joachim Andersen, ka deklaruar se djali i tij është në qendër të merkatos.

Ai ka rrëfyer se të gjitha skuadrat më të mira të Serisë A si dhe Tottenham në Premier League kanë kërkuar informacione për mbrojtësin 22-vjeçar.


Danezi Andersen është në sezonin e tij të dytë me skuadrën e Sampdoria në kampionatin italian të futbollit dhe paraqitja e tij e mirë këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

“5 skuadra që renditen në krye të Serisë A janë interesuar për djalin tim. Jo vetëm kaq, por edhe në Angli ka shfaqur interes ekipi i Tottenham. Unë nuk besoj se do të kemi ndonjë lëvizje të madhe në merkaton e janarit, por në verën e ardhshme ndoshta se po.

Ai ndihet mirë të Sampdoria, luan titullar dhe ka fituar besimin e trajnerit dhe skuadrës. Gjithsesi, në rast të ndonjë interesimi të madh, do të ulemi të bisedojmë”, tha babai i Andersen, i cili kushton rreth 30 milionë euro.

Previous Next