Aktualisht mesfushori i Paris Saint Germainit, Adrien Rabiot, është në qendër të vëmendjes së medieve botërore sportive.

Lojtarit i skadon kontrata në verë dhe ai po refuzon të rinovojë me klubin francez.


23-vjeçari raportohet se është shumë afër marrëveshjes me Barcelonën, por trajneri i skuadrës, Thomas Tuchel, beson se çdo gjë mund të ndodh dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që mesfushori të qëndrojë në Paris.

“Nuk është situatë e lehtë për atë”, ka thënë Tuchel për Rabiotin. “Ai nuk është lojtari i parë që ka problem të tillë, por ende është duke punuar me të gjithë dhe është shumë profesional”.

“Kjo është ajo që kam pritur nga ai dhe jam i sigurt se do të vazhdojë kështu, edhe ne duhet të jemi profesional gjithashtu”. “Të gjithë e dinë situatën e tij. Tregu i transferimeve është një periudhë e komplikuar, ai është lojtari ynë dhe çdo gjë mund të ndodhë”. “Është situatë mes tij dhe klubit”, ka shtuar Tuchel.


Previous Next