Harry Kane është lënduar në ndeshjen e kësaj fundjave me Manchester United.

Sulmuesi anglez trembi jo pak stafin e Tottenhamit në momentin që u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Manchester United, por në fillim u duk si diçka jo serioze.


Gjithsesi, tashmë që janë kryer të gjitha analizat dhe kanë dalë përgjigjet, ambienti i “gjelave” të Londrës është tronditur, pasi kapiteni i tyre do të mungojë deri në muajin mars. Kështu, ekipi i Mauricio Pochettinos humbet kapitenin dhe lojtarin kryesor të saj për gati dy muaj, pas lëndimit në ligamentin e kyçit të majtë. Mungesë e rëndësishme, sidomos për sfidat ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve, të cilat vështirë se do ta shohin në fushë 25-vjeçarin. Këtë sezon, Kane ka luajtur 22 takime me Tottenham, duke realizuar plot 14 gola.


Previous Next