Real Madrid e ka mposhtur 3:0 Leganes në ndeshjen e parë në Kupën e Mbretit.
‘Los Blancos’, që po ballafaqohen me shumë lëndime në këtë pjesë të sezonit, startuan pothuajse me formacionin më të mirë të mundshëm. Sergio Ramos nga penalltia në minutën e 44’ të ndeshjes, shënoi për 1:0, shkruan lajmi.net. Në pjesën e dytë, u shënuan edhe dy gola të tjera. Ishte Lucas Vasquez që shënoi në minutën e 68’, ndërsa Vinicius Junior shënoi për 3:0 në minutën e 77’. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave, më 16 janar.
Shtypni më poshtë që të shikoni golat: