E ardhmja e trajnerit francez Arsene Wenger mund të jetë jo në drejtimin e një klubi, por të një ekipi kombëtar.

Sipas “goal.com”, trajneri 69-vjeçar është një nga kandidatët kryesorë për të drejtuar kombëtaren e Katarit, që do të organizojë Kupën e Botës në vitin 2022.


Për këtë arsye, Federata e Futbollit të Katarit kërkon që t’ia besojë ekipin një trajneri me përvojë dhe Wenger konsiderohet si kandidati krysesor. Drejtuesit e futbollit në këtë shtet po përpiqen të bindin trajnerin që të pranojë detyrën, teksa shprehen se paratë nuk janë një problem dhe se bisedimet janë në drejtimin e duhur. Arsene Wenger, që drejtoi për 22 sezone me radhë skuadrën e Arsenal në Premier League, nga 1 korriku është pa ekip edhe pse ofertat në adresën e tij kanë qenë të shumta. Katari duket si një mundësi e mirë për trajnerin francez, që do të ketë një “punë” komode dhe me pagesë të mirë.

Previous Next