Në tetor, u njoftua se "Disney" kishte vendosur të largojë Johnny Depp nga "Pirates of the Caribbean", dhe muajin e kaluar informacioni u konfirmua zyrtarisht.
Arsyeja pse Depp është nxjerrë nuk është bërë e ditur, por duket se kjo ka të bëjë me paratë.
“Mungesa e tij na ka lehtësuar një buxhet prej rreth 90 milionë dollarë, sa ai kushtonte me përfshirjen e tij në rolin e Jack Sparrow”, shkruan revista Forbes. Filmi i parë "Pirates of the Caribbean: Mallkimi i perlës së zezë" u shfaq në ekranet e vogla në vitin 2003.
Depp u propozua për Oscar për aktorin më të mirë për rolin e kapitenit Jack Sparrow. “Ai luajti këtë karakter, u bë karakteri në grup dhe kapiteni bëri një brend. Ai dha shpirtin për këtë film”, thonë përfaqësues të Disney. Pas pjesës së parë, kishte katër sekuenca të mëtejshme. Megjithatë, kur drejtorët paraqitën vazhdimin e gjashtë të sagës së piratëve, ata hasën në kritika negative. “Ne nuk ishim në gjendje të harmonizojmë financat. Shpenzimet ishin më të larta se të ardhurat dhe kjo nuk ishte e mundur”, thonë në Disney.