Barcelona është duke e kërkuar me çdo çmim rikthimin e Neymarit në ‘Camp Nou’.

Barcelona dëshiron që Neymar të rikthehet në verën e këtij viti në ‘Camp Nou’, duke parë edhe dëshirën e tij. Skuadra katalonase do t’i paguajë rreth 250 milionë euro për rikthimin e brazilianit nga PSG-ja.


Por, Barcelona e ka në opsion ofrimin e Ousmane Dembeles dhe një shumë të parave, ndërsa mbetet të shihet nëse parisienët pajtohen me këtë ofertë. Katalonasit e dinë se Neymar është duke i bërë presion PSG-së që ta lejoj rikthimin e tij në Spanjë, por që mbetet të shihet nëse do të paguhet shuma e plotë apo do të ketë shkëmbim lojtarësh.

Previous Next