Barcelona ka arritur marrvëshje me Sevillën për t'ia shitur sulmuesin Munir El Haddadi.
Munir ka nënshkruar kontratë trivjeçare e gjysmë me Sevillën, e cila do t'ia paguajë Barçës mbi 1 milion euro për shërbimet e tij.
"Barcelona dhe sevilla kanë arritur marrëveshje për transferimin e Munir El Haddadit. Sevilla do t'ia paguajë Barcelonës 1.050.000 euro për shërbimet e tij", thuhet në njoftimin e Barcelonës. Kampioni spanjoll e ka falënderuar Munirin për përkushtimin e tij dhe i ka uruar fat në të ardhmen. Kontrata e 23-vjeçarit me Barcelonën do të mbaronte në fund të këtij sezoni.
