Një person i moshuar është g*oditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësor në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. V*iktima ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.


Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim e p*olicisë rajonale, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një a*ksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Në këtë a*ksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e a*ksidentit l*ëndime trupore ka pësuar këmbësori A.M, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka deklaruar ajo.

Me rastin, ajo thotë se tani po merret njësiti i trafikut ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe video të këtij a*ksidenti ku shihet i moshuari teksa përplaset nga vetura.

Previous Next