Asistenti i angazhuar i Fakultetit të Mjekësisë, Kujtim Kastrati, i cili ishte d;enoncuar edhe në Inspektoratin e Ministrisë së Arsimit është suspenduar nga puna pasi ka ngac;muar një studente.
I njëjti i kishte shkruar një studenteje dhe ia kishte uruar një festë. Dëshmitë për këtë studentja i kishte deponuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Inspektorat. “Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë ka marrë vendim për të suspenduar asistentin e angazhuar Kujtim Kastratin”, thuhet në përgjigjen e Fakultetit të Mjekësisë për Gazetën Express. Sponzor Ngac;mimi i studentes kishte ndodhur në fund të vitit të kaluar derisa rasti ishte de;noncuar te dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu. Dekanja nuk ka dashur të komentojë rastin duke kthyer përgjigje se është e zënë. Ndërkohë, Asistenti i angazhuar, Kujtim Kastrati, ka dhënë deklaratë në Dekanat. Është arsyetuar se gjithçka ka qenë një keqkuptim derisa studentes i ka shkruar vetëm për t’ia uruar festën e Vitit të Ri në orën 22.