Zëvendëskryeministri Dardan Gashi sot është bërë baba për herë të katërt. Pas publikimit të lajmit nëpër rrjete sociale nga vet Gashi, një njoftim u bë edhe në Faqen Zyrtare të Ministrisë së Diasporës, institucion ky i udhëhequr pikërisht nga zëvendëskryeministri dhe ministri Dardan Gashi, shkruan Insajderi. Jon Gashi, fëmija i dytë i Dardan Gashit me bashkëshorten e tij Jehona Gashi ndërsa i katërti me radhë nga martesa e parë, lindi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Zëvendëskryeministri, u shpreh i kënaqur me institucionin shëndetësorë – QKUK, duke treguar se në lindjen e fëmijës së parë nuk janë ndarë të kënaqur nga spitalet private. “Përvoja me neglizhencën e spitaleve private gjatë lindjes së djalit të parë, Ulkut, na bëri që të mos kemi kurfarë dileme në zgjedhjen për të kryer lindjen e Jonit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dhe nga përvoja e së hënës, u përforcua bindja se ky institucion mbetet vendi më i sigurtë për të sjellur në jetë kosovarët e rinj”, ka thënë zëvendëskryeministri. Më poshtë ju sjellim fotografinë nga statusi i publikuar në faqen e Ministrisë së Diasporës, për lindjen e djalit të ministrit Dardan Gashi.