Chelsea ngadhënjeu me rezultat të thellë 5:0 në përballje me Huddersfieldin, në ndeshjen e javës së 25-të të Premier League. Futbollistët e Chelseat dëshmuan lojë shumë të mirë dhe e mbushën me gola rrjetën e rivalit. Higuain (16' e 69'), Hazard (45+1' nga penalltia e 66') e Luiz (86') shënuan për fitoren bindëse. Huddersfield vazhdon me lojëra të dobëta dhe është fundosur në renditje. Ata pësuan debakël, kurs mbrojtësi shqiptar Florent Hadërgjonaj nuk luajti fare. Chelsea është vend të katërt me 50 pikë, kurse Huddersfield është i fundit me 11, shtypni më poshtë që të shikoni golat:


Previous Next