Këtë puntatë në emisionin “Stop” u transmetua historia e familjes Buzarakaj nga Fieri.

Migena Buzarakaj dhe 4 fëmijët e saj, nga 4 deri në 8 vjeç, jetojnë në një dhomë të vetme me lagështirë, në fshatin Kashisht.


Por, edhe ajo dhoma nuk është e tyrja, u është liruar nga një i afërm. Bashkëshorti i Migenës ka ndërruar je.të nga kan. ceri 3 muaj më parë dhe tashmë ajo ka mbetur pa çati në kokë e në mjerim bashkë me fëmjët.

Djali i vogël i Migenës thotë mes lotësh:

Kur bëj detyrat kam shumë ftohtë. Do doja të kisha një shtëpi.”

Ndërsa ajo vetë tregon për vështirësitë që i kanë rënë mbi supe pasi bashkëshorti nuk është më. Asaj i duhet të sigurojë tashmë edhe mbijetesën e fëmijëve të saj.

E veja shprehet:

Tani jam vetëm unë dhe katër fëmijët e mi, sepse burri po bën tre muaj që ka vde. kur nga një sëm. undje e keqe. Është shumë e vështirë. Nuk kam as shtëpi as asnjë gjë. Të rrish tek shtëpia e tjetrit është shumë e vështirë, por kur s’ke ku të fusësh kokën, kur s’ke ku të çosh fëmijët…”

Më tej Migena rrëfen se dhoma në të cilën jeton ajo bashkë me fëmijët është në kushte të mje. rueshme. Sipas saj, veç çatisë në kokë, fëmijëve u mungon dhe ushqimi:

Dritares i kemi vënë plasmas sepse futet shiu brenda. Plasmasi bën zhurmë dhe këta tremben, por i gënjej ashtu siç di vetë. Ça do bëj? Do bëhem e fortë. Për momentin ne nuk kemi asnjë gjë për të ngrënë. Fëmijët kërkojnë të hanë. U them do të të bëjë mami më vonë, dale se mami ka këtë punën në dorë… i gënjej që të harrojnë. Se kur s’kam, ça do t’u jap, ky ishte fati jonë.”/


Previous Next