Listës së personave që ndërruan jetë në vend të punës iu shtua dje një 21 vjeçar, vëllai i vetëm i tre motrave, që për të siguruar një jetë më të mirë udhëtonte çdo ditë nga Mushtishti i Suharekës për në Lipjan. Rasti t*ragjik ka tronditur më së shumti familjarët, të cilët sot i dhanë lamtumirën e fundit. Gazeta Express ju sjell rrëfimin për rastin

Çdo ditë fillonte herët për 21-vjeçarin, Krenar Jemini, nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës.

Për t’ia lehtësuar familjes barrën financiare, ai udhëtonte çdo mëngjes nga fshati i tij për në Lipjan. Ai punonte shtatë ditë të javës në një pompë të benzinës.

Sponzor

Kjo rutinë u përsërit edhe dje, kur Krenari u nis për në punë edhe në ditë vikendi, por, nga aty nuk u kthye më i gjallë.

Një a*ksident t*ragjik, që ndodhi pasditen e së dielës në fabrikën e Petrokoksit, që gjendet në Preoc, ku atë ditë kompania e kishte dërguar Jeminin, bëri që 21-vjeçari të merrte plagë të rënda dhe të v*diste në vend të ngjarjes.

Rasti ka tronditur më së shumti familjarët e tij, që sot gjatë dite po prisnin njerëzit që drejtoheshin për kryeshnosh.

Gazeta Express ka qëndruar në fshatin Mushtisht ku prindi i Krenarit dhe ata që e njihnin kanë rrëfyer për rastin.

Babai i tij, që me profesion është p*olic, është deklaruar se ka marrë vesh nga vëllai i tij se çka kishte ndodhur.

“Më ka lajmëruar vëllai përmes telefonit dhe më ka thënë se është lënduar në punë, edhe kam shku po ai kish pas v*dek në vend të punës”, thotë Emin Jemini.

Ai thotë se djali kishte tre muaj që kishte filluar punë në këtë fabrikë, megjithëse, edhe para një viti kishte qenë punëtor aty për një kohë.

“Që tre muaj, ka punu edhe para 1 viti nja 3 muaj në të njëjtën firmë, fakultetin e ka lanë në vit të parë për shkak të kushteve sun e ka vazhdu”, thotë ai, duke shtuar se pavarësisht se se kishte vizituar kompaninë ndonjëherë, e dinte se djali punonte me një materie që përzihet për nxehje e që quhet koks.

Babai i Krenarit po thotë se dje pasi që rasti ka ndodhur, i kishin vizituar nga kompania, e të njëjtët kishin deklaruar se ka qenë një vend ku nuk ka pas rrezik që një gjë e tillë të ndodhte.

Krenar Jemini qe v*diq dje ne vend te punes

Prindi i të ndjerit, gjithashtu shton se djali një vit më parë ishte regjistruar në fakultet në drejtimin “Administrim Biznesi”, por, për shkak të kushteve jo fort të mira, ai nuk kishte mundur t’i shkollojë të dy fëmijët, e kështu djali ishte detyruar të punojë.

Emini thotë se djali çdo ditë kthehej nga puna me rroba të pluhurosura, por, nuk e kishte ditur se mund të kishte diçka të rrezikshme për jetën.

“Deri në atë moment se kemi vlerësu se ka qenë punë me rrezik. Për punë të pluhurit dihet në tesha, janë gjithë të zeza, e për punë të rrezikut për jetë, se kam ditë se me kanë se kisha lanë”, shton babai.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit, vëllait të vetëm të tri motrave, në Kosovë mbrëmë erdhi nga Zvicra edhe xhaxhai i të ndjerit.

Bardhyl Jemini flet për Krenarin fjalët më të mira, duke shtuar se është prekur shumë nga kjo t*ragjedi.

“Ka qenë një djalë i sjellshëm i mirë, i qetë e i respektueshëm. Për shkak të kushteve, u dashtë me i ndihmu babës edhe vetës diçka ma shumë se për qef nashta nuk e kish bo atë punë hiq”, thotë ai, duke thënë se lajmin e kishte marrë nga djali i hallës.

“Shtir është spo di çka me të thanë, djal të ri me hup, qat djalë e ka pas, t*ragjedi, nuk kam fjalë”, përfundon Bardhyli.

Shumë bashkëfshatarë dhe qytetarë të vendit që dëgjuan për rastin, gjatë ditës morën pjesë edhe në v*arrimin e 21-vjeçarit.

Lamtumira e fundit, atij iu dha në v*arrezat e fshatit Mushtisht të komunës së Suharekës, sot në orën 16:00.

V*arrimi ne fshatin Mushtisht te Suharekes

Versioni i kompanisë ku ndodhi rasti

Dyert e kompanisë ku dje ndodhi rasti t*ragjik, sot nuk u hapën për punë. Aty po qëndronin vetëm punëtorët e sigurimit, ndërkaq, të tjerët, shokët e kolegët, ata që e panë nga afër atë që kishte ndodhur kishin shkuar për në v*arrim të Krenarit.

Megjithatë, ata përmes një komunikate që mëngjesin e së hënës lëshuan për media, thanë se në momentin kur rasti ka ndodhur, 21-vjeçari kishte rrëshqitur në shiritin transportues të fabrikës.

“Kompania Lab-Oil nga Prishtina njofton opinionin publik se më datë 24.02.2019 në fabrikën e Petrokoksit që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë-Ferizaj), a*ksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997). I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime v*dekjeprurëse”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

I*nspektorati i Punës

Menjëherë pasi që morën informatat për atë që kishte ndodhur, në kompaninë “Lab Oil”, dolën edhe i*nspektorati.

Këta të fundit, dje gjatë ditës morën edhe disa pamje nga vendi ku ndodhi rasti t*ragjik, megjithatë, nuk arritën të shkruanin një raport të plotë.

Fabrika ku ndodhi rasti t*ragjik

Të hënën aty shkoi edhe kryei*nspektori, Basri Ibrahimi, e meqenëse fabrika ishte e mbyllur, i njëjti nuk arriti të shihte vendin ku ndodhi ngjarja.

Gjatë ditës, ai i ka thënë Expressit, se pasi që pronarët e punëtorët ishin në v*arrim, nuk mundi të takohej me ta, e pastaj kishte biseduar përmes telefonit.

“Personalisht kam shkuar në vend të ngjarjes, por nuk kanë punuar pasi që kishin shkuar në v*arrim dhe nuk kemi mundur që të takoheshim. Komunikova përmes telefonit pastaj me ta, që të verifikoj mos janë brenda e nuk dëshirojnë të dalin, apo diçka tjetër”, tha Ibrahimi.

I njëjti po pohon se dje nuk kanë arritur i*nspektorët që të përfundojnë raportin.

“Kanë marrë disa pamje dhe nuk kanë pas mundësi të bëjnë një raport, do të ishte e pakuptimtë të merreshin me punën e i*nspektoratit e jo me v*iktimën”, shton ai, duke përfunduar se edhe pse janë shtuar 20 i*nspektorë me ligjin për buxhetin, ata nuk janë të mjaftueshëm.

Rasti i Krenarit është v*dekja e dytë që ka ndodhur në vend të punës për vitin 2019’të.

Në vitin që lamë pas, në vendin e punës në rrethana të njëjta, pasiguria në punë, humbën jetë 23 punëtorë.

Versioni i p*rokurorisë

Në një përgjigje për Gazetën Express, p*rokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se janë duke i kryer të gjitha ekzaminimet.

“22-vjeçari Krenar Jemeni nga fshati Mushtisht, komuna e Suharekës, ka humbur jetën me 24.02.2019, gjatë kohës sa ishte duke punuar ne Kompaninë ”Labi-Oil”, në periferi të Prishtinës, si pasojë e angazhimit në pastrimin e rezervuarit të naftës, ne vendin e tij të punës. Sipas informacioneve të p*rokurorit kujdestar, në vend ngjarje ka qenë prezent edhe I*nspektori i Punës, nga komuna e Graçanicës. Rasti është cilësuar si v*dekje e dyshimtë, andaj për këtë arsye janë duke u zhvilluar h*etimet lidhur me këtë çështje.

Përveç dëshmitarëve të cilët janë të njohur për hetuesinë, janë ndërmarrë edhe veprime të tjera h*etimore për zbardhjen e këtij rasti, si dërgimi i kufomës në autopsi, si dhe ekzaminimi i kamerave dhe telefonit të të ndjerit, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes”, deklaroi kryep*rokurori Imeri Beka. /Express

Krenar Jemini, 21 vjecari qe v*diq dje ne vend te punes


Previous Next