Një sh*err masiv ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00 në Tiranë. BalkanWeb mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut ku disa persona janë përleshur me njeri-tjetrin. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët dhe bizneset e zonës.

Ndërkaq është njoftuar menjëherë p*olicia e cila ka mbërritur në vend. “BalkanWeb” ka siguruar pamje nga ngjarja ku disa persona shihen teksa vrapojnë për t’i shpëtuar p*olicisë. Ngjarja ka ndodhur pranë dy lokaleve më të frekuentuara të zonës duke shkaktuar frikë tek kalimtarët.

Po kështu në k*onflikt janë përfshirë dhe familjarë e njërës palë, të cilët mësohet se janë pronarët e ambientit të biznesit ku ndodhi sherri. Madje sipas dëshmive një grua ka q*ëlluar me gurë , tulla e hunj mbi një makinë luksoze tip “Porche Cayene”. Në video duken qartë se dy persona tentuan t’i iknin p*olicisë duke vrapuar pas një ndërtese aty pranë, shtypni më poshtë që të shikoni videon:


Previous Next