Krenar Jemini nga Mushtishti i Suharekës, ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në një pompë derivatesh në rajonin e Prishtinës.
Rasti është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në P*olicinë e Kosovës, e cila tha se ky rast ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara.
“Rreth orës 11:00, në Stacionin P*olicor në Graçanicë është hapur një rast për një v*dekje të d*yshimtë. Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur në një kompani private ku në rrethana akoma të pasqaruara një person mashkull, 1997, ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Njësit p*olicore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me P*rokurorin e Shtetit dhe I*nspektoratin e Punës”, ka thënë Ahmeti.
Ajo po ashtu ka njoftuar se rasti është duke u h*etuar dhe se trupi i v*iktimës është dërguar në m*jekësinë ligjore për a*utopsi.
Ndryshe, vetëm gjatë vitit 2018, në vendin e punës kishin humbur jetën 23 punëtorë, ku prej tyre 12 ishin të sektorit të ndërtimtarisë.