Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin amerikan, ka vizituar kompaninë më të madhe të ndërtimit të aeroplanëve ushtarak dhe komercial në botë “Boeing”. Kompania, e cila është ndër institucionet me sigurinë më të lartë në botë, ka mirëpritur presidentin e Kosovës, shtypni hapësirën më poshtë dhe lexo më tepër:
Ndërsa përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar edhe për qëllimin e kësaj vizite. “Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane. Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pashë të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës. Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi. Kjo vizitë duket se do t’i çmend shtetin serb, i cili haptas ka dal kundër krijimit të FSK-së.