Një nxënëse nën moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të d*enoncuar profesorin e saj për marrëdhënie s*eksuale. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.
Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të v*iktimës dhe skspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën k*ërcënim dhe shantazh e kishte futur në dorë nxënësen. Pas shfrytëzimit s*eksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta a*bortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dh*unës ka marrë fund të martën kur hetuesi është a*restuar. Prokuroria është informuar për rastin nga Insajderi.
Një javë më parë zëvendësshefi i hetimeve në Drenas, V. V. ka marrë mirënjohje nga eprorët e tij për punë të mirë si polic i Kosovës. Por, në kohën e dhënies së kësaj mirënjohjeje, ai ka qenë duke shfrytëzuar si skllave seksi një nxënëse nga Drenasi. 50-vjeçari ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare për ta futur nën kontroll dhe për ta shfrytëzuar s*eksualisht një vajzë e cila sapo kishte mbushur 16 vjet. V.V., e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin policor në Drenas për ta d*enoncuar një mësues të saj për marrëdhënie s*eksuale. V*iktima ishte nën moshën 16 vjeçare. Prej asaj dite kishte nisur historia e dh*unës, k*ërcënimeve dhe shfrytëzimit s*eksual të kësaj nxënëseje nga hetuesi policor. Përveç dh*unës së ushtruar mbi të. V. V., e ka detyruar vajzën të a*bortojë fëmijën e tyre nën k*ërcënim. Ab*orti i paligjshëm është kryer më 15 janar të këtij viti në ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti, në Prishtinë. Insajderi, ka hulumtuar disa javë këtë rast në të cilin është implikuar Prokuroria e Shtetit. Pas informimit nga Insajderi, P*rokuroria ka vepruar të martën duke bastisur dhe duke e a*rrestuar hetuesin policor. Njëkohësisht, P*rokuroria ka bastisur ordinancën e gjinekologut Ahmeti, i cili po dyshohet për kryerje të a*bortit të paligjshëm. Si nisi historia e tmerrit për vajzën nga Drenasi? Më 14 shtator 2016, hetuesi V. V., ishte në detyrë në Drenas. Aty ishte shfaqur një vajzë e mitur për të d*enoncuar një vepër p*enale të keqpërdorimit s*eksual duke përdorur pozitën zyrtare.
Keqpërdoruesi ishte arsimtari i saj, Sh. Xh., Rasti i hapur në p*olici mbanë numrin 2017-AG-0643. Hetimi kundër profesorit ishte udhëhequr nga rreshteri V. V. i cili e kishte intervistuar v*iktimën, duke e dëgjuar nga ajo gjithë ngjarjen. Hetuesi e kishte fotografuar të miturën kinse për nevoja të hetimeve. Pas intervistimit, hetuesi V.V. e bashkë me kolegun e tij Azem Demaku., e kishte shoqëruar vajzën deri në shtëpinë e saj. Shoqërimi ishte bërë afër mesit të natës. Ndërkohë, ia kishte marrë numrin e saj të telefonit. Sipas rrëfimit të v*iktimës, hetuesi gjatë rrugës e kishte provokuar vazhdimisht. I kishte thënë se posa të arrinte moshën madhore do ta ftojë që të dalë me të. Në një moment i kishte thënë: “Nuk paska pas faj profesori”. Disa ditë pas d*enoncimit, V. V., e kishte telefonuar vajzën duke e ftuar të dilte për të pirë kafe në një vend që nuk do të njiheshin. Vajza kishte refuzuar. Hetuesi i kishte thënë se ai ka tashmë fotografitë e saj, raportin e d*enoncimit të rastit me profesorin dhe ekspertizën mjekoligjore. E kishte k*ërcënuar se nëse nuk del me të do të ketë pasoja. Në një moment, hetuesi i kishte shkuar tek shtëpia duke ia vënë dritat e veturës në drejtim të shtëpisë. Për të mos e marrë vesh familja e saj, v*iktima kishte pranuar të dalë me të.
Kishin shkuar në një motel në Suharekë dhe kishin kryer marrëdhënie s*eksuale. Prej asaj nate, hetuesi e kishte futur nën kontroll v*iktimën për të kryer marrëdhënie s*eksuale me të vazhdimisht. Gjatë kësaj kohe, ai e kishte ndjekur e vëzhguar secilën lëvizje të vajzës. Kishte përdorur edhe kamerat e sigurisë të vendosura në qytetin e Drenasit, për të nxjerr fotografi dhe për t’ia dërguar asaj në mënyrë që ta bindte se kishte kontroll të plotë mbi të. Madje, v*iktimën kishte filluar ta përdorte për të shantazhuar biznesmenë nga Drenasi, për llogari të një biznesmeni të afërm të tij, duke marrë deklarata të rrejshme nga v*iktima për dh*unë, e ngacmime s*eksuale. V*iktima ka rrëfyer se në muajin nëntor të vitit të kaluar, kishte mbetur shtatzënë pa dëshirën e saj. Kur hetuesi e kishte kuptuar se tashmë vajza po bëhej nënë, kishte filluar presionin, k*ërcënimet dhe v*iktimizimin se nëse nuk ab*rton do të kryej vetëv*rasje. Pas insistimit disaditor, e kishte sjell vajzën në ordinancën e mjekut më Fehmi Ahmetaj në Prishtinë më 15 janar 2019 në ora 16 e 20 minuta. Aty ishte bërë ndërprerja e paligjshme e shtatëzanisë. Pas a*bortit, vajza ishte kthyer në shtëpi duke përjetuar dhimbje të mëdha dhe pa pasur mundësi mjekimi për shkak të frikës nga familja.
Asgjë nga historia e saj nuk i ka treguar familjarëve. Kishte pasur momente të luhatjes për të kryer vetëv*rasje. Në një moment kishte shkuar për konsultim tek një avokat, i cili me anë të një letre anonime ka informuar Insajderin për ngjarjen. Historia e dh*unës ndaj saj ka marrë fund të martën pasdite, kur rreshteri p*olicor është a*rrestuar nga kolegët e tij dhe është ndaluar për 48 orë. P*olicia ia ka bastisur shtëpinë duke siguruar prova për këtë rast. Pasdite është bastisur edhe ordinanca e mjekut, Fehmi Ahmetaj në Prishtinë. A*rrestimi i tij është konfirmuar për Insajderin, nga P*rokuroria e Shtetit.