E ardhmja e futbollit të klubeve mund të ndryshojë në mënyrë rrënjësore t, pasi takimi i FIFA-s i programuar në mars në Majami do të prekë shumë turne, mes të cilëve dhe Botërorin.

FIFA nuk ka vendosur ende se kur do të mbahet edicioni i ardhshëm i Kupës së Botës për klube dhe duket se pikërisht formati i këtij turneu synohet të bëhet shumë më tërheqës si për klubet, ashtu edhe për tifozët. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dëshiron ta bëjë këtë turne të ngjashëm me Kampionatin Botëror, mirëpo deri tani ka hasur në oponencën e UEFA-s.


Zvicerani që pasoi bashkëkombasin e tij Blater po kërkon të lërë gjurmë përmes reformave rrënjësore, dhe pikërisht këtë turne, e cilëson të vjetër në format dhe në imazh. Ideja e Infantinos mund të bëhet realitet në rast se ajo e merr miratimin e Këshillit të FIFA-s në Mars, garë e cila do të zhvillohej çdo dy apo tre vjet dhe ku do të përshiheshin së paku 24 klube. “Propozoj që ta bëjmë një kupë bote të vërtetë e cila do ti japë të drejtën e pjesëmarrjes të gjithë kontinenteve.”, ka deklaruar Infantino. Këshilli i FIFA-s pritet të mbështesë edhe rikthimin e Kupës Interkontinentale, ndërsa pritet të miratohet edhe propozimi i Infantinos që Kampionati Botëror në të ardhmen të ketë 48 ekipe dhe ky plan të zbatohet që nga turneu i 2022 në Katar.

Previous Next