Fiorentina dhe Inter i kanë ndarë pikët në përballjen e tyre në Serie A
Fiorentina dhe Inter kanë barazuar në kuadër të javës së 25-të në Serie A, ku rezultati përfundimtar ishte, 3:3.
Viola kaloi në epërsi fal autogolit të Stefan de Vrij qysh në minutën e 1’, raporton lajmi.net.
Por, Interi arriti të këndellje shumë shpejtë, duke e barazuar rezultatin me anë të Matias Vecino (6’).
Në pjesën e dytë, nerazurët filluan më mirë, pasi Ivan Perisic e përmbysi rezultatin në minutën e 52’-të.
Por, Fiorentina arriti që t’i barazoi shifrat me anë të Luis Muriel (74’).
Vendasit nuk u ndalën së sulmuari deri në sekondat e fundit të ndeshje, e që arritën ta barazonin rezultatin me anë të Veretout, që shënoi nga penalltia në minutën e 90’+11.
Pas kësaj xhiroje, Inter është në vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Fiorentina në të nëntin me 36 sosh.
Më poshtë mund t'i shikoni golat: