Maurizio Sarri nuk ka vend më në Chelsea.

Pas humbjes në finale nga Manchester City, Maurizio Sarri pritet të shkarkohet nga Chelsea.

Trajneri italian është përballur me një situatë tejet të rrallë në futboll, ku Kepa Arrizabalaga ishte fytyra më tragjike.


Chelsea dhe Manchester City nuk arritën që ta tundin rrjetën e njëra-tjetrës për më shumë se 120’ minuta, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjen e penalltive.

Por, 3’ minuta para se të përfundonte edhe koha shtesë, Kepa pësoi një lëndim, ndërsa Sarri dëshironte që ai të zëvendësohej me Willy Caballeron, por që spanjolli refuzoi.

Ky veprim i portierit të parë të Chelseas e acaroi tej mase trajnerin italian, pasi kjo ishte një turpërim i madh për të.

Chelsea dështoi ta fitonte EFL Cup-në, pasi Manchester City u tregua më i skatë nga penalltitë, duke fituar 4 me 3.

Më poshtë mund ta shikoni veprimin e turpshëm të Kepa Arrizabalagas, e që pritet që t’i vuaj pasojat me një gjobë nga klubi për mosbindje të urdhrave të trajnerit.


Previous Next