Ronaldo mendon se futbolli amerikan nuk meriton të quhet i tillë kur nuk luhet me top të rrumbullakët e as me këmbë Legjenda braziliane, Ronaldo e ka “goditur” futbollin amerikan, shkruan Gazeta Express. Ish-futbollisti i njohur mendon se sporti i ngjashëm me ragbin nuk duhet të quhet futboll amerikan.


Sipas tij, vetëm futbolli i zakonshëm që luhet me këmbë e meriton këtë emër. “A mund ta më shpjegojë ndokush se përse e quajnë këtë sport ‘futboll’, nëse nuk është top dhe nëse nuk luhet me këmbë?”, ka shkruar Ronaldo në Instagram. Me siguri, ky postim i tij thumbues do të zgjojë reagime të ashpra, sidomos në Shtetet e Bashkruara të Amerikës, ku futbolli amerikan është sporti numër 1 në këtë vend. Ndërkohë, Ronaldo njihet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.

Previous Next