Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë kësaj jave do ta ketë vendimin final për pezullimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, pas sanksioneve dhe ultimatumeve që i kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për pezullimin e taksës 100%.


Haradinaj është kushtëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, kushtëzime dhe kërkesa këto nga SHBA’të për të vetmen arsye fillimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje finale mes dy vendeve. Madje, ndaj Haradinajt tani kanë filluar edhe sanksionet dhe ultimatumet nga SHBA’të, ati para disa ditësh i kanë refuzuar vizën amerikane, pasi ai kërkoi që të udhëtojë për në SHBA, që të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington DC. Se kërkesat e SHBA’së ndaj Qeverisë së Kosovës dhe shefit e tij janë shumë serioze e dëshmon fakti që Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar disa takime me liderët e vendit dhe ka kërkuar me deklarata publike për pezullimin e taksës 100%. Kosnett ka thënë se nëse Kosova dëshiron që me SHBA’të të ketë raporte dhe marrëdhënie të mira duhet t’i dëgjojë këto kërkesa që i ka parashtruar, nëse nuk plotësohen këto kushte ai ka bërë të ditur se marrëdhëniet mes dy vendeve do të acarohen, transmeton Gazeta Metro. Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA’ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë formësuar ditë më parë pozicionin e tyre lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, respektivisht çeshtjen e taksës së vendosur nga qeveria dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore: “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”. Klan Kosova gjithashtu e ka të konfirmuar që me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, ky mesazh është përcjellë tek pesë institucionet relevante shtetërore të Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike


Previous Next