Serbia ka ftuar sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me arsyetimin se duhet folur për Kosovën, taksën që ajo ka vënë ndaj produkteve serbe, dialogun por edhe rolin e UNMIK-ut në shtetin tonë.


Mirëpo kjo mbledhje e cila është e katërta më radhë e thirrur brenda pak muajsh për Kosovën dhe nga Serbia, doli të jetë një boomerang për shtetin serb.

Të gjitha shtetet mike të Kosovës, që janë edhe shtetet më të fuqishme në OKB, si: Amerika, Gjermnia dhe Britania e Madhe, kanë goditur Serbinë duke ia dhënë disa argumente pse ajo duhet të ndalë lobimin kundër pavarësisë së Kosovës e cila është e pakthyshme. Madje duke ia kujtuar asaj dhe shteteve anëtare të OKB-së se UNMIK0u nuk ka më mandat në Kosovë dhe duhet dalëngadalë të largohet.

Amerikanët me Gjermanët në një gojë për Kosovën në OKB: Presidenti Trump e tha, koha për marrëveshjen historike e jo kundërthënie.

Ambasadori Amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ishte i treti që foli nga shtetet anëtarë të Kombeve të Bashkuara në këshill pas fjalimit të ambasadores Vlora Çitaku.

Ai tha se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në dialogun me Serbinë dhe se pajtohet me kolegun e tij nga Gjermania.

“Është dëshpëruese që kur dialogu kërkon përmirësime ne dëgjojmë këtu gjuhë shumë kundërthënës dhe kjo është shumë fatkeqe dhe pajtohem me kolegun gjerman. Ne të gjithë e mirënjohim faktin se UNMIK-u ka përmbushur obligimin e vet dhe gjithsesi përmes ekipit të OKB-së mund të bëhet punë tjetër por jo përmes UNMIK-ut.


Siç ka kërkuar Amerika edhe më herët ne dëshirojmë të kemi vlerësim rishikimet të strategjisë dhe një exit plan të UNMIK në Kosovë dhe që të punohet më shumë në normalizimin e raporteve të Kosovës dhe Serbisë. Është momenti i duhur siç ka thënë Trump që të arrihet një marrëveshje dhe kjo është e mundshme në vitin 2019”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

Por duke theksuar se duhet një anulim i taksës i Kosovës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe ndërkaq ka bërë për pesë pare Serbinë gjatë fjalimit në të cilin ia përmendi edhe kr;imet e l;uftës. Ajo pyeti se si ka mundësi që Serbia të flas për të kaluarën pa kërkuar falje për kri;met e lu;ftës.

“Kam qenë në Kosovë dhe kam qenë edhe në Veri. Ka tensione ende në komunitete dhe komunitetet nuk e kanë trajtuar gjithmonë njëri tjetrin me miqësi e respekt. Por më vjen keq që dëgjova sot nga njëri prej folësve [Serbia] që do të thotë në mosnjohjen e ngjarjeve që na quan neve te Rezoluta 1244, praninë e UNMIK-ut në Kosovë. Asnjë keqardhja, asnjë pranim të fajësi dhe k;rime të luf;tës që janë bërë në terren dhe k;rimet që janë përcaktuar dhe përkufizuar nga Tribunali ndërkombëtarë që u themelua nga ky këshill”, tha ajo, transmeton Periskopi.

Britania po ashtu e vlerësojë lartë rolin e Krijimit të Ekipit për Dialogun që krijon uniteti politik prë Kosovën dhe garanci për përkushtimin për dialog.


Derisa Gjermania përkundër që ka kërkuar nga Kosova që ta heq taksën daj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës sepse kjo sipas tij nuk është në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian.

Ai po ashtu ka folur rreth idesë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për krijimin e tregut të përbashkët të lirë në Ballkanin Perëndimor që do të nënkuptonte që edhe produktet e Kosovës do të hynin në Serbi. Mirëpo ai ka thënë po ashtu se Ivica Daçiq duhet të ndalojë lobimin kundër njohjes së pavarësisë, së pakthyeshme të Kosovës. Madje është shprehur i habitur me Serbinë se si po bën veprime që janë në kundërshtim me atë që ajo kërkon – anëtarësimin në BE.

“Nuk e kuptoj logjikën e juaj, kam menduar që Serbia do të bashkohet me BE-në”, ka thënë ai duke iu drejtuar përfaqësuesit të Serbisë në OKB.

Ambasadorja Vlora Çitaku në fillim të mbledhjes është shprehur e habitur se pse OKB po vazhdon të thërrasë seanca për Kosovën kur ka kriza më të mëdha në Jemen, Siri e Venezuelë.

Ajo madje e ka quajtur “teatër të Serbisë” OKB-në muajve të fundit.



Previous Next