Trajneri gjerman ka qenë i ashpër me gjyqtarët në përfundim të ndeshjes me West Hamin.
Jurgen Klopp doli i pakënaqur nga fusha pas barazimit me West Hamin, pasi Liverpooli i tij tashmë ka vetëm tre pikë më shumë se Manchester City.
Trajneri gjerman u ankua për gjykimin pas ndeshjes, edhe pse anësori gaboi në golin e që e realizoi Liverpooli, me anë të Sadio Mane, që ishte i parregullt. Ndërkohë “SunSport” raporton se Klopp ka pasur një debat me gjyqtarin e ndeshjes, Kevin Friend. Trajneri i Të Kuqve i është gjyqtarit arbitrit dhe i ka kërkuar llogari për gjykimin në pjesën e dytë të lojës. Ai i ka kërkuar gjermanit të largohet dhe të mos flasë me të. “Unë nuk mund të flas me ju?!”, ishin fjalët e Klopp, të cilit gjyqtari i takimit iu përgjigj. “Jo tani dhe jo këtu”. Më pas gjermani e ka etiketuar Friend si arrogant, por e gjitha çka ka ndodhur pas ndeshjes nuk është mbajtur shënim nga arbitri. Gjithsesi komentet e bëra nga Klopp pas ndeshjes pritet të sjellin minimalisht një gjobë të majme për trajnerin e Liverpoolit. Nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë pezullim të mundshëm të ish-trajnerit të Dortmundit, por vetëm me një ndeshje.