Reagimet në Facebook kanë treguar se tifozët e Liverpool janë më të kënaqurit në Premier League teksa Manchester United mbetet klubi më i famshëm në rrjetet sociale.
Ndërkohë tifozët e Arsenal, që po kalojnë një tjetër sezon me ulje-ngritje me trajnerin Unai Emery, nuk janë të bindur me regjimin e ri.
Sipas një studimi të Newton Insights, tifozët e Arsenal janë më të pakënaqurit me ekipin e tyre në krahasim me gjashtë skuadrat e tjera kryesuese, me mbi 300,000 reagime armiqësore të dërguara në Facebook vitin e kaluar. Në kontrast, mbështetësit e Liverpool janë më pozitivët në platformën e rrjeteve sociale, pas një viti kalendarik ku The Reds luajtën në finalen e Champions League. Tifozët e kuq kanë dërguar mbi 4 milionë mendime pozitive drejt të besuarve të Jurgen Klopp gjatë 2018, një shifër që e mposht vetëm Man United, që gjithashtu merr edhe shumë reagime negative. Southampton është ekipi më i dobët për sa i përket reagimeve në rrjetet sociale. Më poshtë keni grafikën që tregon raportin e love/angry të përdoruesve të Facebook. Ndërkohë Man United është ekipi që dominon për sa i përket reagimeve të tifozëve, me 300,000 reagime më tepër se vendi i dytë Liverpool. Djajtë e kuq kanë thuajse dyfishin e tifozëve se rivalët e Manchester City në rrjetet sociale.