Politikani holandez, Joram van Klaveren, që ka qenë deputet dhe numri dy i partisë së ekstremit të djathtë Partia e Lirisë (PVV) për një kohë relativisht të gjatë, ka pranuar Islamin duke u konervatuar në mysliman, teksa kohë më parë ka qenë një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të kësaj feje.
Sipas shtypit holandez, ish-politikani 39 vjeçar është bërë mysliman në tetor të vitit të kaluar, pasi kur shkroi librin e tij anti-mysliman, nga hulumtimet kishte kuptuar se duhet të ndryshonte pikëpamjen e tij ndaj islamit. Ai pasi është bërë mysliman, nxori një libër që dobëson mendimet e jomyslimanëve ndaj Islamit. Van Klaveren mes viteve 2010-2017 ishte deputet në Parlamentin e Holandës. Në vitin 2014 u largua nga partia dhe u bë deputet i pavarur, për shkak të fjalëve raciste ndaj personave me origjinë marokene të liderit të PVV, Geert Wilders. Në vitin 2017 ishte kandidat në zgjedhjet e përgjithshme nga partia të cilin ai vet e themeloi, por për shkak se nuk mori votat e nevojshme braktisi politikën. Ky është rasti i dytë në Holandë që një politikan i njohur konvertohet në islam, pasi e njëjta gjë ka ndodhur me Arnoud Van Doorn, liderin e Partisë së Unitetit, i cili braktisi forcën politike para 6 vitesh.