Këtë javë n’Kosovë Show mysafir ishte prezantuesi Labinot Gashi dhe Tringa Kay. Por edhe një shqiptar nga Zvicra befasoi të gjithë me pasionin e tij milionësh për makina. Labi foli për largimin e tij nga RTV 21 dhe kalimin e tij në KTV. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë të kthehet në RTV 21. “Kurrë mos thuaj kurrë”, tha Labi.
Ndërsa këngëtarja e re Tringa Kay promovoi videoklipin e saj të fundit. Këtë javë n’Kosovë Show erdhi me një tregim suksesi nga diaspora shqiptare. Një shqiptar që kishte shkuar në Zvicër si 15 vjeçar, pas pak vitesh shndërrohet në multimilioner. Bëhet fjalë për Skender Shkodrën, kompania e të cilit ka makina në vlerën prej 3.5 milionë franga zvicerane, shtypni më poshtë që të shikoni videon:


Previous Next