Majlinda Kelmendi sërish e artë.

Majlinda Kelmendi është motivuar nga flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës në suksesin e jashtëzakonshëm që e arriti sot në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

Majlinda është stolisur me medaljen e artë në Grand Slamin e Dusseldorfit.

Për Majlindën, ishte medalja e dytë e artë në vitin 2019, pas triumfit në Grand Prixin e Tel Avivit.

Ajo ishte shumë e lumtur gjatë pranimit të medaljes dhe gjatë intonimit të himnit të Kosovës në Dusseldorf të Gjermanisë.

Majlinda nuk ishte e vetme sot në Grand Slamin e Dusseldorfit.

Në fakt, xhudistja kosovare e kishte përkrahjen e tifozëve shqiptarë që jetojnë në Gjermani, në suksesin e saj të radhës.

Në mesin e mbështetësve shqiptarë që ishin në tribuna u panë edhe flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës, shtypni më poshtë që të shikoni videon:


Previous Next