Një propozim i ri dhe interesant vjen nga Spanja.
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, njoftoi ditën e sotme krijimin e një modeli të ri për kompeticionin e Superkupës. Formati i ri do të jetë një “Final Four”, ku katër ekipe do të garojnë mes tyre për trofeun e Superkupës.
Kështu, dy skudrat finaliste të Kupës së Mbretit, dhe dy vendet e para në La Liga, do të diskutojnë mes tyre trofeun e Superkupës. Dy gjysmëfinalet dhe finalja, do të luhen një javë para fillimit të La Ligas, dhe ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtin qytet, në harkun e pak ditëve, për të krijuar kështu një festë futbolli, që do rrisë akoma më shumë interesin për kompeticionin e Superkupës.
-----------------------
Më poshtë Përmbajtje e Sponzorizuar
POROSIT TANI, DUKSA & FANELA ME DIZAJNIN QË TË PËLQEN TY!
Porosinë mund ta bëni duke na shkruar mesazh direkt KËTU.











