Paul Pogba që pas lërgimit të Jose Mourinhos në mesin e muajit dhjetor të vitit që lamë pas ka shpërthyer.
Ai u bë protagonist dje në fitoren e Manchester United 2-0 ndaj Chelsea duke ndihmuar skuadrën të kualifikohet më tej me golin e shënuar në fund të pjesës së parë.Francezi deri më tani nën drejtimin e norvegjezit Solskaer në 12 ndeshje ka shënaur 9 gola, një start perfekt sikur të luante rolin e një sulmuesi.
Për formën e mirë të Pogbase ka marë lavdata dhe ish-legjenda e klubit Gary Neville. “Ishte sikur ta shikoje Manchester Unitedin e vjetër. Solskjaer i bëri taktikat në mënyrë të përsosur. Dhe tani, nën drejtimin e Solskjaer, unë nuk shoh asnjë lojtar më të mirë në Premierligë sesa Paul Pogba”, ka thënë Neville.
-----------------------
Më poshtë Përmbajtje e Sponzorizuar
POROSIT TANI, DUKSA & FANELA ME DIZAJNIN QË TË PËLQEN TY!
Porosinë mund ta bëni duke na shkruar mesazh direkt KËTU.











